Statistikat e Sevilja-Juventus / Transfertat spanjolle, makthi i bardhezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 15:12

Statistikat e Sevilja-Juventus / Transfertat spanjolle, makthi i bardhezinjve

Sevilja ka fituar vetëm një (në shtëpi në shtator 2015) nga 5 precedentët me Juventusin, në kompeticionet europiane (bilanci kompletohet nga 2 barazime dhe 2 fitore bardhezi). Andaluzianët mund të bëhen skuadra e dytë që eliminon Juventusin në gjysmëfinale, pas Benfikës në sezonin 2013- 2014, me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

sevilja juventus

– Juventusi ka fituar vetëm dy nga 17 transfertat e fundit kundër skuadrave spanjolle, në fazën me eliminim direkt, në kompeticionet europiane (3 barazime dhe 12 humbje). Për më shumë, “zonja e vjetër” e ka mbajtur portën e paprekur në Spanjë vetëm në një rast (0- 0 me Barcelonën në sezonin 2016-2017).

– Sevilja nuk ka humbur kurrë një dopio sfidë me eliminim direkt në Ligën e Europës, kur ka luajtur ndeshjen e kthimit në shtëpi. Andaluzianët e kanë kaluar turin në 9 raste, madje kanë fituar 24 nga 27 ndeshjet e fundit në shtëpi, në Ligën e Europës (2 barazime dhe 1 humbje).

– Juventusi mund të arrijë finalen e një kompeticioni europian për të parën herë që nga sezoni 2016-2017 (në Champions, kundër Realit të Madridit dhe gjithmonë me Masimiliano Alegrin në stol). Trajneri bardhezi gjithashtu mund të bëhet i pesti që ka mundur të luajë qoftë një finale Champions-i, ashtu sikurse një të Ligës së Europës, pas Diego Simeones, Rafael Benitezit, Jyrgen Klopit dhe Zhoze Murinjos.

– Sevilja mund të arrijë finalen e saj të pestë të Ligës së Europës (aktualisht në kuotën katër, rekord absolut dhe mbi të gjitha i ka fituar që të gjitha finalet e saj). Skuadra spanjolle i ka fituar të tria ndeshjet gjysmëfinale të mëparshme në shtëpi (sezonet 2013-2014, 2014-2015 dhe 2015-2016), duke shënuar 8 fola dhe pësuar vetëm 2.

– Në pjesën e parë të gjysmëfinales së vajtjes në Torino, Sevilja ekzekutoi 12 goditje drejt portës së Juventusit, duke regjistruar një pritshmëri goli në shifrën 1.67. Ndërkohë, në pjesën e dytë goditi vetëm një herë drejt portës (edhe ajo jashtë kuadratit), gjë e cila në fund u dënua edhe me golin e mbrojtësit Federiko Gati, në minutën e 97-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"