Statistikat e Italisë/ 58 ndeshje në shtëpi pa humbje, edhe mbrojtja për notën 10

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 11:18

Statistikat e Italisë/ 58 ndeshje në shtëpi pa humbje, edhe mbrojtja për notën 10

Kjo Itali vazhdon që të dhurojë spektakël dhe e konfirmon këtë jo vetëm në lojë dhe në dy fitoret e para 3-0 në këtë “Euro 2020”, por edhe në statistikat e saj të frikshme.

italia

– Duke përjashtuar ndeshjet miqësore, Italia është e pamposhtur në 58 ndeshjet zyrtare të fundit të luajtura në shtëpi: 45 fitore dhe 13 barazime (e fundit më 8 shtator 1999, kundër Danimarkës).

– Italia dhuron ndeshjen e dytë radhazi në Europian me tre gola avantazh, aq shumë sa ç’kishte mundur të bënte në 94 ndeshjet e mëparshme kur ka marrë pjesë në një Europian apo në një Botëror.

– Vazhdon perfeksioni i prapavijës italiane. Mbrëmjen e djeshme “Axurrët” mbyllën ndeshjen e dhjetë radhazi pa pësuar gol. Diçka e tillë nuk ndodhte prej periudhës nëntor 1989-qershor 1990.

– Manuel Lokateli, me 23 vitet e 159 ditët e tij, është golashënuesi më i ri i këtij Europiani deri tani, por edhe italiani më i ri që realizon në një turne si ky që prej qershorit të vitit 2012 (Mario Baloteli, 21 vjeç e 321 ditë).

– Manuel Lokateli shënoi me gjuajtjen e parë dhe të vetme në kuadrat që bëri Italia në pjesën e parë ndaj Zvicrës.

– Manuel Lokateli shënoi dopietën e tij të parë në karrierës, mes klubeve dhe kombëtareve.

– Çiro Imobile ka qenë protagonist në 13 gola në 11 ndeshjet e tij të fundit si titullar me Italinë (8 realizime dhe 5 asiste).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"