Statistikat e frikshme të Interit/ Suksesi në Firence, i 1500-ti në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 19:33

Statistikat e frikshme të Interit/ Suksesi në Firence, i 1500-ti në Serinë A

– Kundër Fiorentinës Interi festoi suksesin e 1500-të në Serinë A. Për të arritur këtë rekord, zikaltërve iu deshën 91 vite, 11 muaj e 15 ditë, prej fitores së parë kundër Livornos (tetor 1929).

Interi festa

– Kishte që prej sezonit 2017- ’18 (6 në atë rast), që Xheko nuk shënonte të paktën katër gola në 5 ndeshjet e para me skuadrën e tij në kampionat.

– Vetëm Pol Pogba (7) ka dhënë më shumë asiste sesa Nikolo Barela (4) në pesë kampionatet kryesore të Europës këtë sezon.

– Nikolas Gonzalez ka realizuar një gol dhe një asist në “Artemio Franki” në dy ndeshjet e Serisë A. I fundit lojtar i Fiorentinës që ka marrë pjesë në dy gola në dy ndeshjet e para të kampionatit në shtëpi, ka qenë Alberto Akuilani në 2012.

– Ivan Perisiç e çoi në 5 numrin e golave të shënuar ndaj Fiorentinës në Serinë A. Kroati i ka shënuar më shumë vetëm Kievos (7 gola).

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"