Statistikat e frikshme të Interit, 31 pikë në 12 javë s’i kishte arritur as Murinjo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 18:19

Statistikat e frikshme të Interit, 31 pikë në 12 javë s’i kishte arritur as Murinjo

Konte pas Veronës deshi të nënvizonte: “31 pikë në 12 javë, as me parashikimet më të mira nuk do t’i kishim imagjinuar, jam i lumtur”. Trajneri ndihej i hidhëruar pas përmbysjes së Dortmundit dhe i është rikthyer humori vetëm kur skuadra i ka dhuruar fitoren me verdheblutë.

inter barela

Në pritje për të marrë përgjigjet edhe nga infermieria, Konte dhe lojtarët e tij po shijojnë klasifikimin. Spaleti në 2017-ën (kur qëndroi i pari deri në dhjetor) grumbulloi 30 pikë pas 12 javësh dhe kaloi Mançinin (2006-’07) dhe Simonin (1998-’99). Murinjo kishte dy pikë më pak në sezonin e tripletës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"