Statistikat e frikshme, talenti Muçi shënon më shumë se… tre sulmues të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 13:08

Statistikat e frikshme, talenti Muçi shënon më shumë se… tre sulmues të Tiranës

Tirana ka një “yll” në ekip, por që s’po… luan. Janë mbyllur 7 javë nga ky kampionat dhe Ernest Muçi ka marrë vetëm 65 minuta të mbledhura mes 4 ndeshjeve. Ngushëlluese mund të quhen vetëm ato 180 në Kupën e Shqipërisë kundër Shënkollit për llogari të turit të parë.

ernest muci

Duken shifra të pranueshme për një 19-vjeçar, e megjithatë kur sheh bilancin e tij të golave, situata ndryshon. Pa frikë mund të thuhet se i meriton ca minuta më tepër, pasi në fund të fundit ai zyrtarisht shënon më shumë se tre “bomberat” e bardhebluve të mbledhur së bashku.

gOLAT E MUCIT

Që nga qershori e deri më dje, e ka gjetur plot 10 herë rrugën e rrjetës. Grent Halili, Edon Hasani dhe Majkëll Ngoo, që janë edhe shënuesit më të mirë të kryeqytetasve kanë 1 gol më pak në total. Nga tri herë e kanë gjetur rrjetën dy të parët, ndërsa dy mbajnë firmën e anglezit. Dhe duhet të saktësojmë se me fanellën e kryeqytetasve, ka vetëm atë gola në fitoren 4-0 kundër Shënkollit. Shkëlqimin Muçi e ka pasur me kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede.

lojtarett

Thuajse po shënon në çdo takim të Shqipërisë, ndërsa duhen përmendur tre golat që realizoi në turneun e zhvilluar në Kroaci (përkatësisht përballë Realit të Madridit, Dinamos së Zagrebit dhe Olimpik Lubjanës), 4 ia ka shënuar Kosovës në dy miqësore dhe më të fundit ishin ndaj Polonisë. Statistikat janë realisht premtuese dhe nëse Ernest Muçi ecën me të këtë ritëm, të ardhmen e ka të garantuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"