Statistikat e finales së Kupës / 4 herë finalist, Skënderbeu nuk di të fitojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2017 | 20:57

Statistikat e finales së Kupës / 4 herë finalist, Skënderbeu nuk di të fitojë

Kjo është hera e pestë që Skënderbeu do të kërkojë fitimin e Kupës së Shqipërisë, pasi katër herë më parë ka dalë deri në finale, por pa mundur të triumfojnë. Korçarët kanë qenë finalistë në sezonin e largët 1958, më pas në edicionin 1964-1965.Skenderbeu-Tirana

Për të vijuar në vitin 1975-1976 dhe së fundi në vitin 2011-2012 pikërisht ndaj Tiranës, takim i humbur me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Bekim Balaj në pjesën e parë të shtesës në minutën 107, në takimin e luajtur në Korçë.Bala

Historike për bardhekuqtë është që kanë qenë finalistë të kupës, edhe pse luanin në Kategorinë e Parë. Skënderbeu do kërkojë të marrë Kupën në Korçë, si trofeu i vetëm kombëtar që i mungon këtij klubi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"