Statistikat befasuese/ Ronaldo godet më shumë portën, Borha Valero surprizën me kilometrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 0:21

Statistikat befasuese/ Ronaldo godet më shumë portën, Borha Valero surprizën me kilometrat

* Bresha-Milan ishte ajo ku u vrapua më shumë në javën e dytë (ndeshjet e kthimit) të Serisë A. Në total ishin 227 kilometra me bardheblutë që vrapuan 115 kilometra dhe kuqezinjtë 112 kilometra. 

News-Report-Brescia-Milan-19-20

* Në nivelin individual, mesfushori i Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç, është ai që vrapoi më shumë nga të gjithë me 13.3 kilometra duke lënë pas veteranin e Interit, Borha Valero, me 13.2 kilometra. Megjithatë, Marselo Brozoviç vazhdon të jetë ende lojtari me mesataren më të lartë të kilometrave të përshkuar në këtë sezon me 12.7 kilometra.

borha valero

* Vinsent Laurini i Parmës pati shpejtësinë më të madhe në këtë javë duke kapur 35.2 kilometra në orë dhe Kieza me 34.2 kilometra në orë. Lukiç ishte i treti me 33.8 kilometra.

* Edin Xheko ka goditur më shumë nga të gjithë portën (7), ku 4 prej tyre shkuan në Kuadrad. Megjithatë, Kristiano Ronaldo është ai që godet më shumë portën kundërshtare duke arritur në 72 në total, prej tyre 47 në portë.

* Portierët Donaruma, Dragovski dhe Sirigu ishin ata që bënë më shumë pritje (7), De Vraj ai që rikuperoi më shumë topa (34) dhe Gomez që dha dy asiste.

donaruma

* Roma ka kryer më shumë pasime nga skuadrat e tjera, 531, ndërkohë që Verona e ndjek me 501 dhe Kaljari me 483.

* Pas 21 javësh kampionat, Atalanta është sulmi më i mirë me 57 gola të shënuar, ndërsa Interi ekipi më i fortë në mbrojtje me 18 të pësuar

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"