110 gola në Ligën e Kampionëve, Bajerni preja e preferuar e Kristiano Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2017 | 11:13

110 gola në Ligën e Kampionëve, Bajerni preja e preferuar e Kristiano Ronaldos

Kristiano Ronaldo e nisi atje ku e kishte lënë sezonin e shkuar kur vjen fjala te golat në Champions. Portugezi e ngriti trofeun për herë të 4-t në karrierën e tij të lavdishme në qershor kur banda e Zidanit mposhti 4-1 Juventusin në finale. CR7 shënoi dy herë në Kardif, ndërsa më parë i kishte realizuar 5 gola Bajernit në dy ndeshjet çerekfinale dhe 3 Atletikos në gjysmëfinale.

Ronaldo

Ai e mbylli sezonin me 12 gola në 13 ndeshje dhe, me sa duket, është në rrugë të mbarë për ta thyer vetveten, pasi e ka nisur sezonin e ri europian me një dopietë ndaj APOEL Nikosias në ndeshjen e parë të grupit dhe shënoi edhe dy herë të tjera ndaj Dortmundit mbrëmjen e së martës.

Rekordi total i golave të 32-vjeçarit në Champions arrin në 110 në 146 ndeshjet që ka luajtur me Sportingun e Lisbonës, Mançester Junajtid dhe Realin e Madridit (përfshirë edhe raundet kualifikuese). Dhe po të përfshijmë edhe dy golat që ai shënoi në finalen e Superkupës së Europës kundër Sevijes, gjithashtu luajtur në Kardif, ai ka regjistruar në total 112 gola.

Ronaldo statistikat

Ronaldo i ka shënuar këto gola në 15 shtete të ndryshme, në 24 qytete dhe viktima të tij kanë qenë 33 klube të ndryshme. 49 prej këtyre golave ai i ka shënuar në Madrid. Ai do të synojë të arrijë shifrën 50-të, kur Reali të presë Totenhemin në ndeshjen e radhës më 17 tetor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"