Statistikat/ 11 pritje brenda një ndeshje, Selmani shkëlqen në kampionat, por nuk mjafton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2021 | 21:56

Statistikat/ 11 pritje brenda një ndeshje, Selmani shkëlqen në kampionat, por nuk mjafton

Gentian Selmani vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Parë turke, aty ku aktivizohet me skuadrën e Boluspor.

Selmani2

Këta të fundit janë mposhtu ditën e sotme nga Samsunspori me rezultatin 2-0, në një sfidë ku portieri shqiptar ishte ndër më të mirët në fushë.

23-vjeçari bëri 11 pritje në total gjatë kësaj ndeshje, por nuk mori të njëjtën ndihmë nga shokët e skuadrës, të cilët ishin shumë keq në prapavijë dhe nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës. Selmani është vlerësuar me notën 8.9 nga faqja e specializuar “SofaScore”.

WhatsApp Image 2021-04-25 at 21.45.52

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"