Statistika të “klasikes” Tirana-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2013 | 12:25

Statistika të “klasikes” Tirana-Vllaznia

Copy-of-Klodian-Duro-ne-Tirana-Vllaznia-0-0-320x246– 162 ndeshje janë zhvilluar mes Tiranës dhe Vllaznisë në tërë historikun e tyre. Kujtojmë se kjo është përballja me më shumë histori, duke qenë se këto dy skuadra kanë luajtur mes tyre që nga kampionati i parë.
– 72 fitore ka arritur të marrë Tirana ndaj Vllaznisë (e fundit 0-1 më 10 nëntor 2012).
– 51 fitore ka marrë Vllaznia ndaj Tiranës (e fundit më 20 prill 2011 1- 0 në Shkodër).
– 34 është numri i golave që përbën diferencën mes Tiranës dhe Vllaznisë: 222 gola për bardheblutë, 187 për kuqeblutë.
– 0-6 është humbja më e thellë historike që ka pësuar Tirana, pikërisht nga Vllaznia në vitin 1947.
– 44 ndeshje kanë zhvilluar këto dy skuadra në harkun kohor 1998- 2013, me një bilanc që gjithsesi flet për Tiranën: 28 fitore, 9 barazime dhe 9 fitore për Vllazninë. Golavarazhi: 71-41 për bardheblutë.
– 4 lojtarë aktualë të Tiranës kanë luajtur më parë edhe për Vllazninë: Gilman Lika, Arian Pisha, Klodian Duro dhe Ilion Lika. Ky i fundit ka luajtur vetëm një ndeshje me kuqeblutë: Shkumbini-Vllaznia 1-0, në 2010-2011.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"