Statistika/ Të dyja ekipet vuajnë në fillim, Kukësi nuk dorëzohet deri në minutën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 13:11

Statistika/ Të dyja ekipet vuajnë në fillim, Kukësi nuk dorëzohet deri në minutën e fundit

Statistika nga Kukësi-Tirana:

tirana kukesi

Ndeshje në total: 23 Fitore, Kukësi: 10 Barazime: 5 Fitore, Tirana: 8

Golaverazhi: 35-29 Fitorja e fundit e Kukësit: 23 prill 2017, 4-1

Barazimi i fundit: 31 janar 2018, 1-1

Fitorja e fundit e Tiranës: 6 shtator 2017, 1-0

tirana kukesi

• 75-90 janë minutat më të mira për Kukësin. Verilindorët, gjatë këtij harku kohor, kanë realizuar 9 gola, duke dëshmuar se janë një skuadër që nuk dinë të dorëzohen, derisa shënojnë në fund.

• Skuadra e drejtuar nga Peter Pakult vuan në start, ndërsa në 19 javë kampionat të Kategorisë Superiore numërojnë vetëm 2 gola në 15- minutëshin e parë të çdo ndeshjeje.

• 30-45 dhe 45-60 janë minutat më rezultative për Tiranën. Në 15 javë kampionat në Kategorinë e Parë, në këtë hark kohor, kanë nga 10 gola, pra 20 në total. Kryeqytetasit e mbyllin mirë pjesën e parë dhe me të njëjtin ritëm e nisin pjesën e dytë, duke dëshmuar se dhomat e zhveshjes janë çelësi i suksesit.

• Ashtu si Kukësi, edhe Tirana vuan në nisje të çdo ndeshjeje. Në çerekorëshin e parë, bardheblutë nuk gjejnë dot veten dhe kjo duket nga golat, pasi vetëm dy herë e kanë çuar topin në rrjetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"