STATISTIKA/ Sfidohen sot në Superkupën e Shqipërisë, ja bilanci i katër ndeshjeve të fundit mes Teutës dhe Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2021 | 17:44

STATISTIKA/ Sfidohen sot në Superkupën e Shqipërisë, ja bilanci i katër ndeshjeve të fundit mes Teutës dhe Vllaznisë

Sot në orën 19:00 do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, finalja e Superkupës së Shqipërisë, Teuta-Vllaznia.

Teuta-Vllaznia

Statistikat tregojnë se në 4 ndeshjet e fundit, gjithçka ka qenë pothuaj e barabartë ku 1 fitore ka shkuar për Vllazninë, 1 për Teutën dhe 2 kanë qenë barazime.

Dy rezultate kanë qenë 1-0 dhe sdy të tjerat kanë përfunduar me shifrën e bardhë 0-0.

Edi Martini është trajneri më i suksesshëm në historinë e Teutës.

Gjatë një viti e pak, trajneri dhe Teuta e tij kanë fituar tre trofe. E nisën gushtin e 2020-ës me Kupën e Shqipërisë.

Një muaj më pas Superkupën e Shqipërisë dhe në maj shkodrani në stolin e durrsakëve fitoi kampionatin shqiptar. Askush si ai nuk ka fituar.

PER

Ama Martini mund të hyjë në histori sepse mund të fitojë Superkupën e dytë dhe trofeun e katërt rresht që do të ishte një statistikë e jashtëzakonshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"