STATISTIKA/ “Përbindëshi” Haland, më i fortë se Mesi e Ronaldo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 23:21

STATISTIKA/ “Përbindëshi” Haland, më i fortë se Mesi e Ronaldo

Erling Haland po rritet me ritme të frikshme në sytë e të gjithë botës së futbollit. Të gjithë po e shohin, mes tyre edhe disa sy kuriozë dhe të dashuruar nga Reali i Madridit. Të gjithë po e shijojnë prej kohësh këtë makineri goleadore, i cili nuk ndryshoi aspak me kalimin nga Salcburgu drejt Dortmundit në merkaton e janarit. Ishte prova e tij e zjarrit për të treguar sa vlen dhe po e kalon me sukses. Golat e tij (13 në 13 ndeshje me Dortmundin në të gjitha kompeticionet) po rriten ashtu si vlera e tij në merkato.
haland

Haland po rritet në përgjithësi si lojtar dhe po rrëmben skenën duke qenë një nga yjet e së ardhmes së futbollit. Nëse doni një fakt për të treguar pse ai mund të bëhet një kampion, mjafton të shohim që ka thyer rekordin e dy lojtarëve që kanë qenë dominuesit e futbollit në vitet e fundit: Kristiano Ronaldos dhe Mesit. Kundër Shalkes, Haland shënoi golin e tij të 41-të në këtë sezon dhe është 19 vjeç, e nëntë muaj dhe 23 ditë. Një shifër, të cilën Mesi dhe Ronaldo e arritën shumë më vonë. Për shembull, portugezi shënoi në sezonin 2007-2008 me fanellën e Mançester Junajtid 42 gola dhe ishte 23 vjeç, e tre muaj dhe gjashtë ditë. Mesi u vonua pak më pak, por gjithmonë pas Halandit. Hera e parë kur sulmuesi argjentinas shënoi 41 gola ishin në sezonin 2009-2010 (e mbylli sezonin me 47 hola). E bëri në ndeshjen kundër Vijarealit në moshën 22-vjeçare, e 10 muaj dhe 6 ditë.
MESI RONALDO

Merita e madhe e Kristianos dhe Mesit është që e kanë kaluar këtë shifër në disa raste radhazi dhe ky është objektivi kryesor i Halandit. Por skuadrat e mëdha që po e ndjekin me vëmendje janë të sigurta që do t’ia dalë dhe prandaj janë gati të bëjnë çmenduri për të. Haland ka shënuar 41 gola në 34 ndeshje të luajtura dhe kjo do të thotë se ai shënon 1 gol çdo 5 minuta. Një ritëm i frikshëm. Atë që Haland e ka arritur në moshën 19-vjeçare, lojtarë të tjerë si Mbape, Nejmar apo Grizman nuk e kanë arritur kurrë. Nuk kanë shënuar kaq shumë gola në një sezon. Mbape iu afrua shumë në sezonin 2018-2019, po aq sa braziliani 3 ditë më parë. Ka shumë lojtarë të tjerë që kanë superuar shifrën e 40 golave, por kanë patur nevojë për shumë kohë. Levandovski e ka bërë në moshën 27-vjeçare, ashtu si Obamejang, Kavani në moshën 29-vjeçare, ndërsa Salah dhe Kejn ishin 25 dhe 24 vjeç respektivisht.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"