Statistika mbresëlënëse e Spanjës me 6 lojtarët “bebe”, nuk kishin lindur kur Italia u mund kështu për herë të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2021 | 23:57

Statistika mbresëlënëse e Spanjës me 6 lojtarët “bebe”, nuk kishin lindur kur Italia u mund kështu për herë të fundit

Suksesi 2-1 i Spanjës ndaj Italisë ka qenë historik jo vetëm sepse ndaloi rekordin e 37 ndeshjeve pa humbje radhazi të përfaqësueses italiane. Në 111 vite histori të saj, Italia është mundur shumë pak herë në ndeshje zyrtare në shtëpi, e asnjëherë kundër rivalëve kaq të rinj në moshë.

bandicam 2021-10-06 21-10-00-948

Në fakt, hera e fundit kur ajo është mundur në ndeshje zyrtare në shtëpi ka qenë në vitin 1999 dhe rezulton se mes futbollistëve të Spanjës që luajtën sot, 6 prej tyre as nuk kishin lindur atëherë: Pedro Porro, Ferran Torres, Erik Garsia, Brajan Gil, Jeremi Pino dhe Gavi.

Në të gjithë historinë 111-vjeçare të përfaqësueses italiane, katër herë Kampione Bote, ajo është mundur në shtëpi në vetëm 4 sfida zyrtare: 1983 (Napoli): 0-3 Suedia; 1994 (Palermo): 1-2 Kroacia; 1999 (Napoli): 2-3 Danimarka; 2021 (Milano): 1-2 Spanja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"