STATISTIKA/ Asist, përvojë dhe fitore. Mavraj jep “leksion” në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 16:33

STATISTIKA/ Asist, përvojë dhe fitore. Mavraj jep “leksion” në Gjermani

Ish-futbollisti i Shqipërisë Mërgim Mavraj tregoi vlerën e përvojës së tij në takimin e Bundesligës 2 të Gjermanisë Grojther Furt-Regensburg 3-1 duke kontribuar në fitoren e skuadrës së tij.

BOCHUM, GERMANY - NOVEMBER 07: (BILD ZEITUNG OUT) Mergim Mavraj of Greuther Fuerth controls the ball during the Second Bundesliga match between VfL Bochum 1848 and SpVgg Greuther Fuerth at Vonovia Ruhrstadion on November 7, 2020 in Bochum, Germany. (Photo by Ralf Treese/DeFodi Images via Getty Images)

34-vjeçari bëri një punë të mirë në prapavijë dhe fazën ofensive duke asistuar golin e parë të Grojther Furtit, që u shënua nga Jakel në minutën e tretë. Përveç asistit, Mavraj kreu 6 spastrime, fitoi 7 nga 10 dyluftimet dhe bëri 2 kapje topi.

Për paraqitjen ndaj Regensburgut në javën e tetë të kategorisë së dytë të futbollit gjerman, ish-kapiteni kuqezi u vlerësua me notën 7.2 nga “Sofa Score”. Grojther Furti është pretendent serioz me Hamburgun për t’u ngjitur në Bundesligë.

Statistikat e Mavrajt kundër Regensburgut sipas “Sofa Score”

mavraj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"