Starton “Us Open”, të gjithë në garë në turneun e milionave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 13:05

Starton “Us Open”, të gjithë në garë në turneun e milionave

Gjithçka është për edicionin e 138-të të “US Open”, që do të jetë edhe Grand Slami i fundit për këtë sezon. Kampioni Rafael Nadal ka pasur një short më favorizues dhe ndodhet në krahun e tabelës që konsiderohet disi më i lehtë. Ndërsa dy rivalët e tjerë, Roxher Federer dhe Novak Xhokoviç, janë në të njëjtën anë të tabelës dhe mund të takohen me njëri-tjetrin në ndeshjet çerekfinale.

Screen-Shot-2015-07-26-at-9.24.52-PM

Ndërkohë, për sa u përket femrave, pritet një rivalitet shumë i madh ku në njërën anë të tabelës ndodhen emra të mëdhenj të tenisit botëror si Muguruza, Svitolina dhe Karolina Oliskova, apo dhe motrat Uilliams. Ky edicion do të shënojë edhe një rekord për sa i përket përfitimit monetar që do të marrin tenistët. Do të jenë plot 53 milionë dollarë që do të jepen për të gjithë pjesëmarrësit.

MESHKUJT

Sipas kompanive të basteve, favorit kryesor për fitimin e këtij turneu është Novak Xhokoviç. Tenisti serb ka fituar statusin e favoritit pas triumfit që arriti vetëm pak ditë më parë në turneun e Sinsinatit, ku mundi në finale zviceranin Federer dhe arriti të fitojë turneun e vetëm Masters që i mungonte në karrierë. Dhe si për ironi të fatit, serbi dhe zvicerani do të kenë mundësinë të ndeshen sërish me njëri-tjetrin në një çerekfinale të mundshme në “Us Open”, e cila do të ishte si një finale e parakohshme.

Amazon-Prime-live-stream-watch-US-Open-online-1009115

Në pjesën e ulët të tabelës ndodhen Marin Ciliç dhe Aleks Zverez, të cilët konsiderohen si kundërshtarë të rrezikshëm në këtë turne. Surprizat janë gjithmonë të pranishme, por Rafael Nadal duket se e ka rrugën të hapur deri në finale.

Spanjolli, i cili është dhe kampioni në fuqi, mund të ndeshet me Kevin Anderson në çerekfinale dhe në gjysmëfinale me njërin ndërmjet Del Potros, Tsitsipas, Isner, Raoniç ose Dimitrov. Të gjithë këta emra janë thyer në të shkuarën rregullisht nga kampioni Nadal. Tre emrat e mëdhenj të tenisit si Nadal, Federer dhe Xhokoviç nisen si pretendentë, por rruga drejt triumfit rezervon gjithmonë të papritura.

FEMRAT

Edhe pse në këtë sezon ende nuk ka arritur të fitojë asnjë turne, Serena Uilliams konsiderohet si favorite kryesore nga kompanitë e basteve. Tenistja amerikane ka arritur ta fitojë plot gjashtë herë në të shkuarën këtë turne, por ish-kampionia e botës do të gjejë në rrugën që të dërgon në finale njërën ndërmjet italianes Xhorxhi dhe motrës së saj Venus.

845000758.1503839144

Në radhët e femrave pjesa e sipërme e tabelës duket më tepër e komplikuar, pasi aty ndodhen Halep, motrat Uilliams, Gabrinë Muguruza, Karolina Pliskova, kampionia Stefens dhe Elina Svitolina. Ndërkohë, në pjesën e poshtme të tabelës ndodhen Kerber, Uozniacki, Kvitova, Sharapova, Ostapenko, Keis, Çibulkova, Sabalenka, të cilat do të nxjerrin një finaliste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"