Starton Liga “Ronaldo”, Juventusi i falet rekordmenit portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 16:25

Starton Liga “Ronaldo”, Juventusi i falet rekordmenit portugez

Pasi u zhbllokua me Sasuolon në Serinë A, me një dopietë madje, Kristiano Ronaldo e tha qartë: “Tashmë fillon Champions-i. Ai është kompeticioni që më ekzalton dhe trofeu që dua të fitoj më shumë se çdo tjetër”. Dhe me të drejtë, portugezi e vlerëson kështu, sepse fundja, kush fiton kupën me “veshët e mëdhenj”, në fund e ka të garantuar edhe “Topin e Artë”, vlerësim që e ka fituar 5 herë në karrierën e tij, po aq sa edhe Champions të fituar.

ronaldo

Madje, duke parë edhe faktin që Kristiano qëndroi i ulur për tri sezone me radhë në fronin europian me fanellën e Realit të Madridit, duke qenë se në të njëjtën kohë ai është edhe rekordmeni i golave të shënuar në të gjithë historinë, 121 gola në 157 ndeshje, Liga e Kampioneve është emërtuar ndryshe edhe si “Kristiano Liga”, apo “Champions Ronaldo”. Kur luzitani dëgjon himnin e këtij kompeticioni, transformohet në mënyrë të habitshme.

Nëse kujtojmë, edhe në sezonin e kaluar, 33-vjeçari kishte shënuar më pak se 10 gola në kampionat, deri në muajin nëntor, por, ndërkohë, në Champions ishte i pagabueshëm. Madje, ishte vetë Kristiano Ronaldo që e mori për dore Realin e Madridit, nga ndeshja e parë e deri në të fundit, duke shënuar në të gjitha, dhe e ritheksojmë, në të gjitha ndeshjet, për një total prej 15 realizimesh në 13 ndeshje, pas të cilave në fund edhe festa metrofeun në dorë.

rONALDO2

Prandaj, duke parë të gjithë këtë potencial dhe eksperiencë (4 Champions në karrierë me Realin dhe një e fituar me Mançester Junajtid) që ai sjell te Juventusi, bardhezinjtë kandidohen automatikisht si favoritët kryesorë për trofeun.

ndeshja

“VIKTIMA” VALENCIA

Një tjetër shtysë për të besuar se Juventusi jo vetëm është favorite për trofeun, por që do të debutojë me fitore sot në Valencia, lidhet edhe me shifrat që portugezi ka ndaj spanjollëve. Ronaldo sheh te Valencia një ndër “viktimat” e preferuara në karrierë, duke qenë se në 18 përballje me ta ka realizuar 15 gola, prandaj edhe sot premisat janë që ai të ketë një tjetër festë personale, por pse jo të shoqëruar edhe me tri pikët e para në grup, duke qenë se në 18 ndeshje, bilanci flet për 10 fitore, 6 barazime dhe vetëm 2 humbje.

Përgatiti: JETON STAMOLLA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"