Starton Kategoria e Tretë, mësoni rezultatet e dy ndeshjeve të ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2021 | 19:20

Starton Kategoria e Tretë, mësoni rezultatet e dy ndeshjeve të ditës së sotme

Ka startuar ditën e sotme Kategoria e Tretë, teksa është luajtura java e parë për këtë sezon.

murlani

Dy ishin ndeshjet e ditës së sotme, ku Murlani debutues ka mposhtur me rezultatin 3-4 Kinostudion në transfertë. Dopieta e Senad Krajës në minutat 15’ dhe 25’ dhe golat e Djepaxhia dhe Albert Kaçi, i dhanë fitoren në debutim Murlanit.

Ndeshja tjetër ishte ajo mes Osumit dhe Spartakut, me këta të fundit që u mposhtën me rezultatin 5-2.

Ndërkohë për nesër është planifikuar të luhet ndeshja mes AF Luftëtari dhe Drinit në orën 11:00.

Ndeshjet:

SOT

Osumi–Spartaku 5-2

Kinostudio – Murlani 3-4

NESËR

AF Luftëtari-Drini 11:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"