Starton Kategoria e Dytë, Partizani B dhe Vora e nisin sezonin me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 19:18

Starton Kategoria e Dytë, Partizani B dhe Vora e nisin sezonin me fitore

Ka startuar ditën e sotme, Kategoria e Dytë, për sezonin 2019-2020, teksa u zhvilluan 2 sfida e para të vlefshme për Grupin A.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Partizani B e ka nisur me fitore, duke mposhtur në transfertë Gramshin me rezultatin 0-1! Goli i Gjecit në minutën e 42-të i dhuroi triumfin e parë “Demave të Kuq”. Ndërkohë që në sfidën tjetër, Vora mposhti në transfertë Tiranën B me rezultatin 1-2.

Ishte Guraj që me anë të një autogoli kaloi në avantazh miqtë, ndërkohë që Deliallisi dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 58-të. Vendasit provuan ta rihapnin sfidën me Cikanin, por pa sukses, në fund ishte skuadra e Vorës ajo që arriti të dilte nga fusha me 3 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"