Starton faza “play-off” e NBA, ja kush janë pretendentët pas eliminimit të parakohshëm të LeBronit dhe Lejkërsave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2022 | 10:53

Starton faza “play-off” e NBA, ja kush janë pretendentët pas eliminimit të parakohshëm të LeBronit dhe Lejkërsave

NBA është future në fazën më të nxehtë të saj, me sfidat e para “playoff” midis skuadrave që u renditën në vendet 7, 8, 9, 10.

Playoffs

Bruklin Nets do të ndeshet me Klivland Kavaliers në konferencën e Lindjes, ku ekipi me në krye dyshen Durant-Irving, shihet dukshëm favorit.

Në sfidën e Konferencës së Perëndimit, Minesota Timbërvulvs ndeshet me Los Anxhols Klipërs.

Skuadra që nuk do të marrë pjesë në “playoff’-et këtë vit është Los Anxhelos Lejkërs. Ekipi me në krye LeBron Xhejms nuk ia doli dot të kualifikohet, pasi u rendit në vendin e 11-të.

Pretendentë për kampion këtë sezon janë Finiks Sans dhe Majemi Hit, por që nuk duhen lënë pas kampionët e vjetshëm, Miluoki Baks dhe Stefan Kërri me Golden Stejt Uorriors.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"