Starton Botërori, ja cilat janë risitë e F1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2016 | 5:00

Starton Botërori, ja cilat janë risitë e F1

Më në fund! Starton sot në Melburn Botërori i Formula 1 për vitin 2016, i cili do të kurorëzojë edhe kampionin e 67-të të këtij sporti. rosbergSigurisht, e gjithë vëmendja do të përqendrohet te beteja mes Mercedesit dhe Ferrarit, dy skuderitë më të akredituara për të fituar kampionatin. Sakaq, ky sezon do të ketë plot 8 risi, të cilat i kemi renditur më poshtë.

Kualifikueset

Në këtë sezon ka ndryshuar formati i “pole”, teksa do aplikohet sistemi me eliminim. Xhiroja e parë do zgjasë 16 minuta dhe në minutën e 7-të piloti më i ngadaltë në pistë do eliminohet. Xhiroja e dytë do zgjasë 15 minuta dhe eliminimi i radhës do vijë pas minutës së gjashtë, ndërsa xhiroja e tretë në pistë do të zgjasë 14 minuta, teksa piloti më i ngadaltë do të eliminohet pas minutës 8. Në xhiron e fundit do të eliminohet një pilot çdo 90 sekonda sipas kohës që regjistron në pistë, derisa në cirkuit të mbesin dy pilotët e fundit, të cilët kanë 90 sekonda kohë për të regjistruar mes tyre kohën më të mirë.

Gomat

Sivjet debuton goma “ultrasoft”, e cila do të dallohet nga një shirit vjollcë. Pilotët tashmë kanë tri zgjedhje në dispozicion: gomën “soft” (të butë), “ultrasoft” (shumë të butë) dhe gomat mesatare.

Mesazhet radio

Skuadrat akoma mund të informojnë pilotët e tyre për rreziqet në pistë, kohën e kundërshtarëve, karburantin në makinë dhe temperaturën. Mirëpo, sivjet inxhinierët nuk mund të këshillojnë më pilotët për asetet që do përdorin në “pit stop”. Ky vendim është marrë për të lejuar gabimet njerëzore në mënyrë që gjithçka të jetë sa më spektakolare.

Kalendari

Ky do të jetë sezoni më i gjatë i historisë së Formula 1, pasi kujtojmë se janë shtuar edhe dy pista, ajo e Hokenheimit në Gjermani dhe ajo e Bakusë në Azerbajxhan.

Skuadra e re

Në Formula 1 debuton ekipi amerikan “Haas”, i cili do të ketë një motor Ferrari. Gronzhon dhe Gutierrez do jenë dy pilotët e kësaj skuderie. Indoneziani Rio Harianto është piloti i parë indonezian që do të garojë në Formula 1 në drejtimin e skuderisë Manor.

Shkarkimi

Tubi i shkarkimit të gazrave do ketë një zhurmë më të madhe në këtë sezon pas kritikave të tifozëve, të cilët kërkonin më shumë zhurmë në pistë nga makinat.

Telekamerat

Teknologjia do jetë edhe në kamerat e makinave për të pasur një ide më të qartë nga pasoja e aksidentit.

PILOTËT
MERCEDES
Luis Hamilton (Angli)/44
Niko Rosberg (Gjermani)/6
FERRARI
Sebastian Fetel (Gjermani)/5
Kimi Raikonen (Finlandë)/7
UILLIAMS
Felipe Masa (Brazil)/19
Valteri Botas (Finlandë)/77
RED BULL
Danil Kviat (Rusi)/26
Daniel Riçiardo (Australi)/3
FORCE INDIA
Serxhio Perez (Meksikë)/11
Niko Hulkenberg (Gjermani)/27
HASS
Roman Groszhjan (Francë)/8
Esteban Gutierrez (Meksikë)/21
TORO ROSSO
Maks Verstapen (Hollandë)/33
Karlos Sainz (Spanjë)/55
SAUBER
Felipe Nasr (Brazil)/12
Markus Erikson (Suedi)/9
MCLAREN
Xhenson Baton (Angli)/22
Fernando Alonso (Spanjë)/14
RENAULT
Xholion Palmer (Angli)/30
Kevin Mangusen (Danimarkë)/20
MANOR
Paskal Vehrealin (Gjermani)/94
Rio Harianto (Indonezi)/88

RADHA E NISJES
PILOTI KOHA
1. Luis Hamilton 1:23.837
2. Niko Rosberg 1:24.197
3. Sebastian Fetel 1:24.675
4. Kimi Raikonen 1:25.033
5. Maks Verstapen 1:25.434
6. Felipe Masa 1:25.458
7. Karlos Sainz 1:25.582
8. Daniel Riçiardo 1:25.589
9. Serxhio Perez 1:25.753
10. Niko Hulkenberg 1:25.865
11. Valteri Botas 1:25.961
12. Fernando Alonso 1:26.125
13. Xhenson Baton 1:26.304
14. Xholion Palmer 1:27.601
15. Kevin Magnusen 1:27.742
16. Markus Erikson 1:27.435
17. Felipe Nasr 1:27.958
18. Danil Kviat 1:28.006

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"