Starton Botërori i Formula 1, shkëlqen Valteri Botas me Mercedes. Zhgënjejnë Hamilton dhe Fetel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 18:53

Starton Botërori i Formula 1, shkëlqen Valteri Botas me Mercedes. Zhgënjejnë Hamilton dhe Fetel

Botërori 2020 i Formula 1 ka nisur me fitoren e Mercedes. Nuk është Luis Hamilton, por shoku i tij i skuderisë Valteri Botas, që kaloi i pari finishin në Çmimin e Madh të Austrisë. Në cirkuitin e Spielberg, Botas dominoi duke lënë pas Ferrarin e Leklerk.i-770x433

Vendin e tretë në podumin e fituesve e mori Norris, surpriza e garës së parë të Botërorit 2020 të Formula 1, që nisi me tre muaj vonesë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Kampioni i botës në fuqi, Luis Hamilton u rendit në vendin e katërt, ndërsa zhgënjeu Sebastian Fetel me Ferrarin, që kaloi finishin vetëm i 11-ti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"