Starti perfekt i Çelsit, ja sa orë harxhon Maurisio Sarri për të studiuar një kundërshtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 14:44

Starti perfekt i Çelsit, ja sa orë harxhon Maurisio Sarri për të studiuar një kundërshtar

4 fitore në po kaq ndeshje. Mund të thuhet pa pikë dyshimi se është një start perfekt për skuadrën e Çelsit në Premier Ligë. Sigurisht që ky hap i londinezve më këto paraqitje kishin kohë pa u parë, por duket se filozofia e lojës së Maurisio Sarrit ka dhënë frytet e saj, prandaj është ai personi që meriton edhe meritat kryesore.

celsi2-470x354

Ndërkohë ajo që bëjnë me dije mediat angleze është fakti se Maurisio Sarri është i fiksuar për të studiuar kundërshtarët, madje gjatë pushimve nga ndeshjet e kombëtareve ai ka harxhuar 13 orë për të studiuar një kundërshtar.

sarri_1536857966-3908234

“Luajmë plot 7 ndeshje në 23 ditë, kështu që më duhet të punoj. Kam parë disa ndeshje të Kardif, PAOK, Uest Hem dhe Liverpul. Janë ditë të gjata, por për mua është një kënaqësi. Nuk e shikoj si një punë, është diçka që e bëj sepse jam i lumtur që jam këtu. Ndihem si në shtëpi” –tha Maurisio Sarri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"