Starti i padëshiruar për Apoloninë, në Fier s’e bëjnë dramë humbjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 15:48

Starti i padëshiruar për Apoloninë, në Fier s’e bëjnë dramë humbjen

Në Fier “zhdramatizojnë” humbjen në nisje të Kategorisë së Parë. Edhe pse ishte një rezultat zhgënjyes, tek Apolonia janë munduar që ta marrin lehtë. Dhe kjo, për një qëllim të thjeshtë: nuk duan që lojtarët të demoralizohen, kur janë për t’u luajtur edhe 27 ndeshje të tjera.

apolonia erzeni

 

Java në kampin bardhejeshil ka nisur me analizën e zakonshme. Trajneri ka evidentuar atë çka nuk shkoi siç duhet me shijakasit dhe ka kërkuar më shumë mobilizim për vazhdimësinë. Juri Kanarsa beson se reagimi nuk do të vonojë dhe këtë e bazon tek angazhimi që lojtarët shfaqin në çdo stërvitje, sikundër ngjau edhe dje. Grupi ishte i plotë dhe dukshëm në kamp mbizotëronte qetësia dhe harmonia, pavarësisht rezultatit në fundjavë.

Edhe këtë të shtunë luajnë në shtëpi, ndaj të gjithë janë të bindur te kthesa. Kundërshtar do të ketë Shkumbinin, që vjen pas një fitoreje në start. Ky nuk do të jetë një 90- minutësh i lehtë, por në Fier janë të vendosur për të mos falur më asnjë pikë.

HILMI SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"