Starti i këtij viti, më i dobëti i dekadës për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 20:26

Starti i këtij viti, më i dobëti i dekadës për Partizanin

Kjo nisje e këtij viti për Partizanin është më e dobëta që kur është kthyer në Kategorinë Superiore para një dekade. Të kuqtë në katër ndeshjet e para të kampionatit kanë grumbulluar vetëm 2 pikë, duke regjistruar dy barazime ndaj Kastriotit dhe Egnatias dhe humbur ndaj Vllaznisë dhe Teutës.

Partizani

Këto katër rezultate i bëjnë të kuqtë që të regjistrojnë statistikat më zhgënjyese të fillimit të vitit në një dekadë. Rekordin më pozitiv ekipi kryeqytetas e regjistron në vitin 2019, kur në fund arrinte të shpallej kampion pas 26 vitesh. Të njëjtin sukses po kërkon ta përsërisë edhe në këtë sezon, por kjo nisje nuk është aspak premtuese dhe kërkohet me patjetër një reagim, për të mos vijuar të thyejnë rekorde negative.

STARTET1

Sezoni që i afrohet më shumë ecurisë aktuale të skuadrës së drejtuar nga Xhovani Kolela është ai i vitit 2018, kur e nisnin me 4 pikë të grumbulluara. Megjithatë, në të gjitha rastet, përveç vitit 2023, Partizani ka marrë të paktën një fitore në katër ndeshjet e para.

2019

Ndaj Laçit të hënën, të kuqve nuk u mbetet asnjë detyrë tjetër, veçse 3 pikët, që në javët e fundit janë kthyer në tabu. Kjo sfidë luhet të hënën në orën 19:00 në stadiumin “Partizani”.

2015

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"