“Starti i kampionati pyetje 1 milion dollarshe”, Alban Xhaferi: Sinjalet janë kontradiktore, kryeministri duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 22:12

“Starti i kampionati pyetje 1 milion dollarshe”, Alban Xhaferi: Sinjalet janë kontradiktore, kryeministri duhet të…

I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, foli për situatën aktuale të bojkotit të kampionatit duke u shprehur:

Xhaferi

“Pyetja se kur do të fillojë kampionatin është një pyetje 1 milion dollarshe. Shpresojmë të fillojmë sa më shpejtë, çdo ditë që kalon është një humbje e madhe. Kërkesat janë të drejta. Kryeministri në mars tha që jo vetëm ato por shumë kërkesa të tjera do të zhvillohen. Sinjalet janë kontradiktore.

Pati takim Duka me kryeministrin, dhe u tha se kishte sinjale pozitive, por më mbrapa doli ministrja dhe tha ligji i sponsorizimit nuk do të ketë ndryshime. Duhet ndarë kjo situatë. Bojkotin askush nuk e do. Duhet të marrim shembujt e vendeve rajonale. 3 kërkesat e tjera janë të negociueshme dhe kanë gjetur pika të përbashkët. Ligji i Sponsorizimeve e fut sportin në zhvillim të ri që do të jetë në interes të qeverisë dhe sportit.

Bojkoti është masë ekstremi. Liga ka dakordësi të të gjithë antërëve. Unë kam thënë që të vazhdojnë protestat. Bëhet fjalë për një ligj për prespektivën. Janë kufizuar pjesa e protestave për shkak të pandemisë. Bojkoti e arriti qëllimin e vërtetë. Qeveria e ka marrë mesazhi. Duhet të bëhet një diskutim i ri për të vazhduar protestat në fushë. Kryeministri duhet të dalë me një deklaratë përfundimtare.

Nuk është nismë politike, ka pasur ndërhyrje për ta kanalizuar. Kemi qenë një zëri për realizimin e kërkesave. Presidenti i Kukësit ka dalë disa herë në disa deklarata. Kemi pasur dakordësi për kërkesat. Duhet të vijë një moment që të merret shumë seriozisht futbolli dhe sporti në përgjithësi. Duhet që qeveria të dalë në deklaratë dhe të gjejnë një zgjidhje.

Strukturat poshtë kryeministrit nuk janë aktive dhe nuk kanë vëmendje. Ministria e Shëndetësisë është skandal, nuk i kthen përgjigje lojrave me dorë nëse duhet të fillojnë apo jo. Vijmë nga një e kaluar problematike. Falja e gjobave dhe kamat vonesave, është një mënyrë për të formalizuar sportin.

Qeveria ka bërë një ligj 2-vjeçar që favorizon lojtarët, por Liga mendon që kjo të zgjatet nga 2 deri në 10, por kjo është një pikë e negociueshme. Gjëja kryesore është Ligji i Sponsorizimeve. Vllaznia është klubi më i formalizuar në Shqipëri. Shteti e ka gjobitur vetë shtetin. S’ka logjikë. Është një kërkesë minimale. Qeveria i ka vënë gjobë Bashkisë. Vllaznia i deklaron rrogat 100% dhe paguan 150 milionë lekë sigurime në vit”, u shpreh Alban Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"