Starti bëhet makth, krutanët pësojnë gol… nga tuneli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 13:56

Starti bëhet makth, krutanët pësojnë gol… nga tuneli

Kastrioti nuk po arrin të dalë në lojën e tij në këto 4 javët e para, pasi regjistron vetëm një fitore dhe tri humbje radhazi, edhe pse tre prej ndeshjeve janë zhvilluar në transfertë. Pavarësisht humbjeve, ajo që shqetëson më tepër stafin teknik është mospërqendrimi në 20 minutat e para.

kamza kastrioti
Përjashto sfidën e fituar ndaj Luftëtarit, në tre nga takimet e tjera ku krutanët kanë humbur, nisja e lojës nuk ka shkuar sipas pritshmërisë dhe pikërisht në minutat e para kanë pësuar. Në takimin e javës së dytë, ndaj Skënderbeut, Demte u shënonte krutanëve golin e parë në minutën e 16-të. Ndërsa, ndaj Partizanit, krutanëve u shënonte Asani në të 13-ën. Edhe të shtunën, krutanët e pësuan nga Roloviç, sërish në të 13-ën.

rolovic kastrioti
Pas ndeshjes të së shtunës, tekniku Plori deklaroi se “skuadra duhet të luajë më thjesht në minutat e para” dhe se stafit teknik i duhet të marrin masa, dhe duhet të ndryshojnë diçka. Por, ky nuk është i vetmi problem i Kastriotit. Reparti i sulmit te skuadra krutane ka çaluar dhe nuk ka funksionuar siç duhet, pasi në katër takime ende nuk ka arritur të shënojë dhe i vetmi gol i krutanëve është shënuar nga mesfushori Mziu me 11-metërsh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"