Start si Murinjo dhe Zidani, Lopetegui sheh nga… titulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 21:57

Start si Murinjo dhe Zidani, Lopetegui sheh nga… titulli

Reali i Madridit ka fituar dy nga 10 titujt e fundit në kampionatin spanjoll dhe Hulen Lopetegui ka thënë se do t’i pëlqente që të triumfonte në La Liga. Dhe ka një rastësi interesante që bën të mendosh se rrugëtimi i madrilenëve ka nisur mjaft mirë dhe fundi mund të jetë i lumtur. Në dy kampionatet që janë fituar nga 10 të fundit, madrilenët kanë pasur 13 pikë në 5 javët e para.

real88

Ashtu si këtë vit me Lopeteguin. Në këtë mënyrë, ky i fundit ka barazuar ecurinë e sezoneve 2011-2012 me Murinjon dhe Zidanin. Francezi e mbylli kampionatin me 93 pikë dhe fitoi titullin kampion, ndërsa portugezi kapi shifrën e 100 pikëve. Kjo është nisja e dytë më e mirë e Realit në 23 vitet e fundit dhe madrilenët tani besojnë realisht se ky mund të jetë sezoni i duhur për të fituar titullin kampion, pavarësisht se gjithmonë duan Ligën e Kampioneve. Deri tani madrilenët udhëheqin kampionatin spanjoll bashkë me Barcelonën me pikë të barabarta, pasi këta të fundit u ndalën nga Girona 2-2.

Viti i kaluar- Një vit më parë, skuadra e Realit kishte 5 pikë më pak dhe u kuptua që nuk mund të rikuperonte dot pikët, pavarësisht përpjekjeve. Por, në fund, “galaktikët” hoqën dorë nga titulli dhe u përqendruan në Champions, duke triumfuar për të tretin vit radhazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"