Start i frikshëm në Europë, Ikardi si… Sheva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 21:56

Start i frikshëm në Europë, Ikardi si… Sheva

Mes lojtarëve që kanë debutuar në Ligën e Kampionëve nga edicioni i parë (1992-’93) tek ai i këtij viti, ka 44 lojtarë të tjerë që si argjentinasi, në debutim, kanë shënuar në tri nga katër ndeshjet e para. Megjithëse në listë ka disa “të zhdukur”, ndaj ndoshta e mira është që rrethi të ngushtohet tek ata që kanë bërë historinë në Champions. Ikardi është në ndjekje të më të mirëve.

Për më shumë: një start si të tijin (kundër skuadra si Totenhemi, PSVja e Barcelona, pra jo formacione “modeste”) nuk e kanë bërë as lojtarë si Kristiano Ronaldo e Leo Mesi, jo më pak se dy goleadorët e parë të gjithë kohërave të turneut. Në listën e 10 golashënuesve më të mirë të Champions-it, vetëm Henri, Benzema e Shevçenko e kanë nisur si Ikardi me Interin.

Ikardi

LEO ME ZANETIN

Mauro po shfrytëzon çdo minutë të kësaj Lige Kampionësh për të treguar se është në lartësinë e lojtarëve më të mëdhenj të Europës. Dhe kjo është kuptuar. Nga mbrëmja kundër Barcelonës mund të tregohet sinteza perfekte gazetareske e tabloidëve spanjollë, që nënvizuan se Ikardi në harkun e pak minutave arriti të mposhtë si Barçën (me një gol), po ashtu edhe Realin e Madridit, duke u dhënë katalanasve “titullin” si klubi më i mirë në botë. “Duhet të mbyllim diskutimin në Londër”, u shpreh argjentinasi për mediat pas sfidës.

Një mbrëmje e pafundme, e mbyllur me mikun Lautaro Martinez, në një darkë ku u festua edhe datëlindja e bashkëshortes së “Demit”. Përqafimin më të ngrohtë e mori nga Stiven Zhang, por Mauro u përshëndet edhe nga Havier Zaneti, gjithë drejtuesit zikaltër dhe… Rafinja, ish-shoku i skuadrës për gjysmën e sezonit të kaluar. Po Mesi? Nuk ekzistuan rrethanat për t’u takuar. Por, i ulur përkrah zv.presidentit interist Zaneti, “Pleshti” bëri të lumtur fëmijët e këtij të fundit.

Capture

“KILLER”

Mauro është një tren i çmendur që bën pak ndalesa: nga “perla” kundër Totenhemit, me të cilën u zhbllokua dhe ringriti sërish në këmbë sezonin e Interit, argjentinasi ka shënuar në 7 nga 9 ndeshjet e zhvilluara, pasi mungoi vetëm në sfidën kundër Sampdorias. Champions-i, më shumë se një test për t’u kaluar, për atë po rezulton një trampolinë. Dhe duket e vështirë që verën e ardhshme të mos ketë skuadra të gatshme të paguajnë klauzolën për t’ia rrëmbyer Interit. Rinovon apo jo, vendos ai nëse do dëshirojë të konfirmojë historinë e tij të dashurisë me zikaltrit dhe Milanon.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"