Start aspak i mirë në kampionat, Kukësi afron 3 lojtarë nga skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 9:44

Start aspak i mirë në kampionat, Kukësi afron 3 lojtarë nga skuadra e…

Me seancën e djeshme të zhvilluar në kompleksin “Football Republic”, Kukësi nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi u ka dhënë fund përgatitjeve për Laçin. Përveç trajnerit Gega, mungojnë edhe Kuper dhe Hetemaj, që ndodhen në karantinë pas infektimit me “COVID-19”.Kukesi 5-0

Për ndeshjen ndaj Laçit, Hallaçi ka grumbulluar për herë të parë edhe tre lojtarë të perspektivës nga Kukësi U-21. Xheron Osma, Kristi Karaj dhe
Irvi Bylyku do të jenë me skuadrën në Elbasan, të gatshëm për ndeshjen ndaj Laçit. Ekipi ka udhëtuar dje drejt Elbasanit dhe do të qëndrojë i grumbulluar.

“Panorama Sport” mëson se të enjten mbrojtësi Hetemaj dhe sulmuesi Kuper do të bëjnë tamponin dhe në rast se rezultojnë negativë, atëherë të premten do të nisin stërvitjen dhe do të jenë gati për ndeshjen e së dielës ndaj Vllaznisë, e vlefshme për javën e pestë.

4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"