Starrixh: Ndihmova Robertsonin të fitonte bastin me Arnold

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 19, 2018 | 13:50

Starrixh: Ndihmova Robertsonin të fitonte bastin me Arnold

Daniel Starrixh mund ta kishte mbyllur ndeshjen me tre gola, por kjo nuk e zbeh aspak shkëlqimin e sulmuesit që zëvendësoi në formacionin titullar Firminon:

_103486498_liverpoolstrikerdanielsturridge

“Ishte fantastike që shënova dhe ishte një top i shkëlqyer nga Robertson. Ai dhe Arnold vazhdojnë garën e tyre me krosimet dhe më vjen mirë që e ndihmova. Hera e fundit që kisha luajtur në Champions ishte me Çelsin. Fatmirësisht fituam, por janë vetëm ditët e para dhe nuk duhet të kalojmë në eufori. Ne jemi një skuadër dhe të gjithë duhet të ndihmojmë për të mirën e klubit”. Ndërsa Milner shtoi: “Është starti perfekt për ne. Do kishte qenë zhgënjyese po të mos kishim fituar. Ata nuk krijuan shanse sa ne”.






www.minuta90.com