Starova: Vuajtëm, por morëm 3 pikë të rëndësishme, të vazhdojmë kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2015 | 16:18

Starova: Vuajtëm, por morëm 3 pikë të rëndësishme, të vazhdojmë kështu

starova“Fusha e Ballshit është gjithmonë një fushë e vështirë. Ata ishin në një situatë jot ë mirë dhe sot kërkonin fitoren, kjo na i bëri punën edhe më të vështirë. Pësuam një gol të shpejtë, por për fat barazuam shpejt. Sulmuam dhe besuam deri në fund, ndaj u shpërblyem me 3 pikët.

Ne nuk e nënvlerësuam Bylisin, pasi kanë një ekip që nuk e meritojnë rënditjen ku janë aktualisht. Ne luajtëm hapur dhe rrezikuam. Tashmë na presin ndeshje më të vështira përpara dhe ne duhet të përmirësojmë akoma më shumë lojën tonë.

Sukaj ka bërë maksimumin deri tani për ekipin. Megjithatë, ne kemi edhe shumë lojtarë të tjerë në repartin ofensiv si Plaku dhe Fazliu të cilët gjithashtu bëjnë diferencën. E drejtë që merita kryesore shkon e gjitha te Sukaj pasi po shënon vazhdimisht duke na dhënë një dorë të madhe.

Skënderbeu është në një gjendje të mirë pavarësisht se u ndal ndaj Teutës. Megjithatë ne nuk i trembemi dhe do shfrytëzojmë në maksimum faktorin që luajmë në fushën tonë, ndërsa parashikimë s’mund të bëj”, deklaroi Starova për ‘Supersport’ pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"