Starova: Tirana për mbijetesë, Ngoo është si tipi Balotelit. Mema nuk duhej t’i jepte minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 23:25

Starova: Tirana për mbijetesë, Ngoo është si tipi Balotelit. Mema nuk duhej t’i jepte minuta

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, është Sulejman Starova, i cili bën një koment mbi situatën që po kalon Tirana, ku ndër të tjera deklaroi se ky ekip bën mirë të mendojë për mbijetesën, e më pas të shohë për Europën.

starova

“Me mbylljen e fazës së parë, u pa që dy skuadra luftojnë për kampion, dhe ato që të mos bien nga kategoria. Ndodh që zv/trajneri të bëhet trajner, si rasti i Memës, nga fakti që është një brez që ka vështirësi të nxjerrë trajnerë të rinj. Ardi Mema ka kohë që ka bërë zëvendësin, e ka bërë edhe me mua, ka eksperiencë edhe jashtë. Punoi me Dajën këto kohë, erdhi rasti dhe mori Tiranën. Sot ka bërë mirë me ekipin, por ka probleme. Ka lojtarë që nuk janë në nivel e skuadrës. Bën mirë që të ndërrojë objektivin, të mos bjere nga kategoria, e më pas të shohë për Europën. Për mua, nuk duhej toleruar lojtari Ngoo, që theu disiplinën. Ai është si tip Baloteli. Sot Ardi nuk duhej t’i jepte minuta.” – deklaroi Starova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"