Starova: Tirana ka frikë nga FSHF, hesht për “masakrën” në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 23:35

Starova: Tirana ka frikë nga FSHF, hesht për “masakrën” në Korçë

Sulejman Starova thumbon hapur klubin e Tiranës pas gabimeve të arbitrit në Korçë në dëm të bardhebluve. I ftuar në “Rubrikën Sportive” në RTSH, gjatë debatit, ish-trajneri i Tiranës dhe i Partizanit ka deklaruar:

starova

“Tirana i ka objektivat për pjesën e sipërme të tabelës, dhe mundësitë i ka. Por, trajneri duhet të shohë se në këtë sezon, në pesë ndeshja ka shënuar 5 gola, por ka pësuar 6. Duhet ta analizojnë këtë defekt, pasi rivalët nuk e kanë. Një pikë është e mirë në Korçë, por fitorja do i jepte një tjetër moral për vazhdimin e kampionatit. Por, duhet të them se edhe gabimet e arbitrit në dëm të Tiranës ishin të rënda. Rasti i Lulajt dhe topi me dorë i Radas ishin kartonë të kuq, por edhe pozicioni në fund i Balzhevskit nuk ishte jashtë loje. Kishte kohë që nuk gabohej në mënyrë të tillë në Superiore. Tirana as nuk flet dot kundër, e kuptoni apo jo? Ka frikë nga FSHF, si do flasë kundër…?” – u shpreh Starova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"