Starova: S’mbaj mend të kemi bërë një ndeshje të dobët, titullin nuk ia lanë skuadrës më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2017 | 20:20

Starova: S’mbaj mend të kemi bërë një ndeshje të dobët, titullin nuk ia lanë skuadrës më të mirë

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, thekson se skuadra më e mirë u lejua që ta fitonte titullin kampion në këtë sezon. Në deklaratën për mediat pas fitores ndaj Korabit, ai thotë se të kuqtë nuk do të dorëzohen derisa të realizojnë ëndrrën e titullit dhe pas ndeshjes së fundit me Skënderbeun do të mendojnë për të ardhmen.

Starova ne kembe

Për ndeshjen dhe sezonin

“Sot bëmë atë që  kemi bërë me intensitet të lartë në muajin e fundit, por skuadra më e mirë nuk e fitoi dot titullin sepse nuk e lanë ta fitonte. Kemi bërë një kampionat të shkëlqyer, nuk mbaj mend një ndeshje të dobët. Jemi sulmuar gjatë gjithë kohës, edhe ashiqare, gjyqtarët që na kanë penalizuar janë graduar dhe kjo është gjithçka.”

Keqardhja për humbjen e titullit

“Keqardhjen tonë e kuptojnë vetëm ata që merren me këtë punë sepse ata e dinë çdo të thotë të sakrifikosh gjithë vitin, të mundohesh, të lodhesh, të kalosh netë pa gjumë për të mirën e skuadrës. Kjo që ka ndodhur nuk është parë në 40 vjet. T’i dalësh kundra një skuadre legjendare në këtë mënyrë ashiqare ndodh vetëm në Shqipëri.”

Ëndrra për të dalë edhe një herë kampion me Partizanin

“Ëndrra ime është që të realizohet kjo gjë. Na e prenë këtë ëndërr këtë vit, por shpresojmë dhe nuk do rreshtim duke kërkuar për ta realizuar këtë gjë.”

Vitin tjetër sërish trajner?

“Unë jam pjesë e Partizanit, e kam thënë që do dal në pension këtu dhe ishalla të kemi shëndet.”

Ndeshja e fundit ndaj Skënderbeut

“Ne jemi skuadër profesioniste, do të luajmë deri në fund dhe aty do të bëjmë ndeshjen tonë, më pas do shohim të ardhmen.”

Situata e Tiranës dhe Vllaznisë

“Vazhdoj të them që sistemi e solli që këto dy skuadra të diskutojnë mbijetesën në javën e fundit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"