Starova “skanon” fitoren e Tiranës ndaj Kukësit: Batha ishte njeriu i ndeshjes, Kukësi u la kontrollin e topit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 23:17

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Kukësi Lajmi i fundit Tirana

Starova “skanon” fitoren e Tiranës ndaj Kukësit: Batha ishte njeriu i ndeshjes, Kukësi u la kontrollin e topit

Trajneri i njohur dhe specialisti i futbollit shqiptar Sulejman Starova analizoi supersfidën e javës së kaluar midis Kukësit dhe Tiranës, e cila u fitua me përmbysje nga bardheblutë.

tIRANA FESTA

Në studion e “Pressing”, ish-trajneri i Partizanit veçoi se fitorja për 24-herë kampionët e Shqipërisë erdhi për meritën e Egbosë duke ndryshuar ndeshjen me zëvendësimet e kryera në pjesën e dytë, ndërsa shtoi se mesfushori i Tiranës Idriz Batha u dallua për golin e shënuar nga goditja e dënimit. Sipas tij, Kukësi gaboi sepse i la qarkullimin e topit në pjesën e dytë Tiranës.

“Analiza e ndeshjes Kukësi-Tirana 1-2 – Tirana ishte shumë agresive, sepse e tregoi agresivitetin me tifozerinë pas vetes. Arritën që t’i hiqnin Kukësit armën më të fortë që kanë: kontrollin e topit.

Njeriu i ndeshjes ishte Batha, por dhe Shkurtaj bëri një paraqitje të mirë për Kukësin. Kur Kukësi udhëhiqte ndeshjen me rezultatin 1-0 ,Tirana nuk dukej se kishte shans për t’u futur në lojë, por zëvendësimet e kryera te Tirana ndryshuan ndeshjen. Ngo tregoi se e meriton të jetë futbollist titullar.

Goli i Kukesit

Batha e ktheu ndehshjen për meritën e tij me supergolin. Ishte një gabim i murit mbrojtës të Kukësit dhe pastaj në kushtet kur Kukësi ishte me 10 veta, nuk e llogariti që po luante kundër Tiranës, nuk u kënaq me barazim dhe u hodh në sulm. Më pas, ajo që bëri Kobinah ishte e jashtëzakonshme”, përfundoi Starova në lidhje me ndeshjen Kukësi-Tirana 1-2.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com