Starova rikthehet te skema e vjetër, ja si ndryshon rreshtimi i të kuqve me ardhjen e Telushit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 14:39

Starova rikthehet te skema e vjetër, ja si ndryshon rreshtimi i të kuqve me ardhjen e Telushit

Pas largimit të Ylber Ramadanit, Partizani nuk pati mundësi që të lunte me një mesfushor shkatërrues të mirëfilltë.

Por afrimi i Bruno Telushit u jep mundësi “demave” që të kthehen sërish te skema që i ka dhënë rezultat trajnerit Starova, kryesisht në sezonin e fundit.

Telushi

Kjo gjë u pa qartë edhe në miqësoren e djeshme ndaj Kasimpashasë, ku të kuqtë e nisën ndeshjen me një modul loje 4-1-4-1.

Telushi ishte pozicionuar dje si mesfushor shkatërrues dhe para tij kthehej dyshja e spikatur e qendrës në sezonet e shkuara, Batha me Trashin.

partizaNI

Me këtë treshe, të kuqtë priten që të kthejë “fortesën” e dikurshme në qendër të mesfushash duke u dhënë mundësi dy mesfushorëve anësore që të kenë më shumë detyra sulmuese. Skema 4-1-4-1 është më shumë e aplikueshme kur ekipi mbron, pasi në sulm ky rreshtim transformohet në një 4-3-3 të mirëfilltë, pasi dy anësorët vihen në shërbim të pikës referuese në sulm.

Partizani

Me këtë modul loje dje u pa kthimi i disa lojtarëve në rolet e tyre natyrale. Përveç Vathës dhe Trashit në qendër, ndaj Kasimpashasë, Asani luajti në krahun e tij të preferuar, në të majtë, ndërsa Progni në të djathtë si mesfushor me tipare sulmuese. Jurgen

Bradhi dje luajti si sulmues “pykë”, që nuk është roli i tij i preferuar, ndaj të kuqtë mbeten ende në kërkim të pikës referuese në majë të sulmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"