Starova pret fitoren ndaj ish-ekipit, Laçi gati për surpizën ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2019 | 14:07

Starova pret fitoren ndaj ish-ekipit, Laçi gati për surpizën ndaj Partizanit

Sulejman Starova rinis luftën për titull nga kampionët në fuqi, Partizani. Ish-trajneri i të kuqve dhe aktual i Laçit deklaroi para pak kohësh që kurbinasit janë për titull. Më pas erdhën dy humbjet rresht me Vllazninë e Skënderbeun dhe pika me Kukësin, edhe ajo plot polemika.

sulejman starova

Ama, pika në Shkodër ndaj nënkampionëve ka bërë që Laçi të rinisë idenë titull. Duhet të fitojë me Partizanin, skuadrën që e njeh shumë mirë. Pikërisht trepikëshi i mundshëm me të kuqtë është si pikënisje për Starovën dhe Laçin e tij. Skuadra kurbinase ka shpërdoruar shumë para porte, por edhe ka gjetur një sulmues goli.

Kirian Nuabueze, me 3 gola në 5 ndeshje, duke përfshirë edhe Europa League, meriton respekt nga të gjithë. Gjithsesi, kurbinasit janë një nga skuadrat që kanë bërë ndryshimet më të mëdha në merkaton e verës.

Ata kanë larguar pothuajse ekipin formacionin e sezonit të shkuar për të ndërtuar një ekip të ri, i gatshëm për të arritur në tri vendet e para të kampionatit. Për momentin, janë gjashtë pikë larg vendit të parë të kampionatit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"