Starova: Pikët diferenca e vetme me të tjerët, penalltia e Laçit ka një javë që më del në ëndërr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 16:31

Starova: Pikët diferenca e vetme me të tjerët, penalltia e Laçit ka një javë që më del në ëndërr

Në intervistën pas ndeshjes për Supersport, trajneri Starova, u shpreh i pakënaqur për mënyrën se si I trajton media skuadrat dhe kërkesat e tyre ndaj arbitrave, dhe si u soll me Partizanin, pas humbjes në Laç. Ai u shpreh se përveç pikëve, është I kënaqur se morali I skuadrës është ngritur pas kësaj fitoreje.

starova

Fitore në një transfertë të vështirë. Forcë karakteri e skuadrës?

Jam dakord. Që ditën e parë, kam folur me skuadrën, dhe nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike. Jemi të fortë si gjithë të tjerët, por ndryshimi është se të tjerët kanë më shumë pikë se ne. Mora një përgjigje positive pjesën e parë në Laç, dhe jo në të dytën. Kishim problem të tjera. Jam i lumtur, përveç tre pikëve, për moralin e ngritur të skuadrës. LOjtarët më besuan se kanë mundësi të luajnë mirë. Edhe Zoti na shpërbleu, pasi luajtëm mirë.

U larguat shpejt nga stoli. Pse gjithë ai nervozizëm?

Duke pasur respektin për televizionin tuaj, duhej të pasqyronte me moviolë edhe rastet e pjesës së 2 në Laç. Kur nuk bëhet moviolë e plotë, Partizani erdhi këtu me moralin se nuk ka skuadër. Nervozizmi im, ishte për faktin se duhet gjykuar drejtë. Kalari goditi topin, dhe topi doli jashtë. Arbitri dha faull. Kisha një kritikë, që asnjë ndeshje të mos kalojë pa moviolë.

Për një trajneri si ju, është i ekzagjëruar reagimi për një penallti…

Reagimi erdhi si pasojë e faullit ndaj Kalarit. Kur ka moviolë, unë i shoh rastet, dhe kërkoj edhe falje për rastet kur e kam gabim.

A e prek Malote me dorë topin, tek goli i barazimit?

Ai e pret topin me dorë, por unë ju pyes, ishte dorë e vullnetshme apo jo? Dora është pjesë e trupit. Është afër. Kjo vlen për tu diskutuar. Edhe në një rast të Krasniqit, ishte një moment penalltie për ne. Duhet t’i pasqyroni të gjitha rastet, edhe për Partizanin. Kam një javë që më del në ëndërr penalltia në Laç. Më e keqja është që të rrahin, e nuk të lënë të qash.

starova

Ndërkohë në një tjetër prononcim për mikrofonin e RTSH, “Bobi” u shpreh: “U goditëm në fillim të ndeshjes me një penallti inekzistente. Në emër të skuadrës, kemi rikuperuar një pjesë të mirë të anës psikologjike. Prodhuam një lojë shumë të mirë dhe morëm një rezultat të merituar.”

Vetëm pikët janë diferenca me kundështarët. Më takonte të vija në këtë moment si pjestar i klubit. Më është bërë qejfi më shumë për lojtarët, që e kaluan momentin e vështirë. se për veten e tyrë. Tani do të përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"