Starova: Partizani ka histori me Jorgjin, nuk e kuptoj si e pranojnë. Ja dy ekipet që kanë në dorë kampionatin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 20:58

Kategoria Superiore Të fundit

Starova: Partizani ka histori me Jorgjin, nuk e kuptoj si e pranojnë. Ja dy ekipet që kanë në dorë kampionatin

Ish-trajneri i Laçit këtë sezon, por edhe shumë ekipeve të tjera në Superiore, Sulejman Starova, ka analizuar javën që lamë pas në Superiore, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Pressing”.

starova

“Bobi” u shpreh se nuk e kupton se si Partizani vazhdon të pranojë Jorgjin në ndeshje, pasi ky arbitër ka histori me klubin e kuq, dhe një penallti të padhënë pati edhe në takimin e fundit ndaj Flamurtarit.

Starova analizoi gjithashtu takimin mes Laçit e Kukësit, ndërsa preku edhe temën e Kombëtares.

PARTIZANI – Partizani pësoi një gol që evitohej. Humbi mundësinë të shkëputej. Forca e Partizanit është se stoli i Partizanit është një skuadër e fortë e Superiores. Për të bërë shkëputjen, nuk ka diferencë të madhe. Po të fitonte me penalltinë, do thoshin të gjithë u shkëput Partizani. Tani e barazojmë me të tjerët. Edhe Jorgji ka një histori të vazhdueshme me Partizanin, prej vitesh. Nuk e di se si Partizani e pranon në ndeshje. Konkurrenca ka sjellë probleme. Trashi në fillim nuk luajti, por e zuri formacionin dhe tani është në Kombëtare. Asani po luan më pak, por është fituar Çinari. Bardhi po krijon hapësira që tani po luan. Lerda ka shumë alternativa, 45 minuta e pret një lojtar. Nuk është sikur ishim ne dikur, ata që ishim luanim.

FLAMURTARI – Flamurtari duhet llogaritur si skuadër, edhe pse kanë marrë rrugën për në Kategorinë e Parë. Ata kanë ndalur Laçin në fund kur isha unë trajner. Tiranën dhe Skënderbeun. Partizani ishte i katërti. Ata kanë mundësi të të ndalin. Pse tha trajneri i Partizani duhet mobilizim? Ata po stërviten më tepër, kanë hyrë në formacion dy të tjerë. Ata e kanë të vështirë të fitojnë, por mund të hapin probleme. Ka ndalur ekipet më të forta. Sipas meje, ai klub gjigant në Shqipëri, është për të ardhur keq që po merr rrugën për në të dytën. Kanë ndalur ekipet e forta dhe së bashku me Luftëtarin kanë në dorë kampionati.

LAÇI-KUKËSI – Laçi nuk është thënë asnjëherë që nuk është luajtur futboll. Objektivi ishin kupat e Europës. Ata nuk kanë pozicione të dubluara. Cungu po ecën shumë mirë, në mënyrë fantastike bashkë me djemtë. Deri tani nuk kanë pasur dëmtime, kanë po të njëjtin formacion. Kanë edhe Gjonin të dëmtuar, që tani ka nisur përgatitjet pas frakturës. Të analizojmë ndeshjen. Kukësi donte pikën, prej mungesave. Fushë e vështirë nuk ka pse thuhet, se ofendohet. Laçi është i vështirë se është ekip i fortë. Laçi u përpoq të shënonte, Kukësi nuk kundërsulmoi dot. Nuabuezen e ndalën. Gavazaj ishte krejtësisht jashtë forme. Nuk u prodhua shumë. Pati një penallti për Laçin dhe një goditje të Deliut deri te penalltia. Laçi e meritoi fitoren. Më duhet ta them se kishin shumë mungesa te Kukësi. Jemi në Superiore dhe janë shumë, nuk kemi ekipe si Liverpili e Barcelona. Gradualisht ata luajnë më mirë se të tjerët. Ata nuk kanë natyrën e Partizanit e Laçit, që kanë shpejtësi e vrull. Pse shkoi për një pikë ishte se nuk ishte pesë titullarë. Duro nuk luante dot ndryshe. U mbrojt mirë, pati edhe momente të mirë. Në mbrojtje ishin mirë. Gavazaj ishte i shkëputur, Daku, sulmuesi i dytë pas Shkurtajt, nuk është titullar. Nëpërmjet barazimit shkohet edhe te fitorja.

KOMBËTARJA – Reja po punon mirë. E gjunjëzuam Kombëtaren se nuk pranojmë të mundemi 4-1 nga Franca. Franca mbyll Italinë në mesfushë. ka ardhur për ta bërë Kombëtaren dhe po e bën që të ecë. Në të ardhmen. Gjimshiti po luan mirë, nuk më bind shumë Ismajli. Kemi fituar Baren, është meritë e trajnerit. Vlerësimi im është se trajneri po bën skuadër të mirë, e drejton edhe ekipin mirë. Gëzohem që edhe brezi ynë e kapi një stadium si e gjithë bota. Na e kalonte ai i Shkupit më përpara. Trajneri ka kohën e bollshme që me Francën të luajë me dinjitet. Në Elbasan ishte ndryshe. Po ndërton një skuadër për të ardhmen. Kam respektin më të madh, e njohim prej vitesh. Luftoi për kualifikim dhe për të luajtur me dinjitet. Tani i rritet koha për të bërë skuadër të perspektivës. Më pas matet me objektiva. Selmani duhet të luajë direkt, për ta fituar si portier. Meqë po flisnit me emra. Kemi dy portierë shumë të mirë, të bëjmë edhe një tjetër

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com