Starova: Nuk jemi skuadër, Panuçi duhet të japë dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 23:29

Starova: Nuk jemi skuadër, Panuçi duhet të japë dorëheqjen

Sulejman Starova bëri një analizë të shkurtër të gjendjes së Kombëtares pas humbjes katastrofike ndaj Skocisë. Në studion e “RTSH”-së Starova u shpreh:

bandicam 2018-11-17 23-26-09-007

“Mavraj ishte i pari shkaktar që e çoi skuadrën në katastrofë. Ne nuk jemi skuadër, kërkojmë të bëjmë skuadër. Kemi një skuadër pa kualitet. Shumica e lojtarëve janë në krizë. Xhaka nuk mjafton. Mavraj nuk lejon që të shikojmë Kaçen. Duhet ta pranojmë të gjithë, nuk kemi skuadër, jemi duke e ndërtuar.

Panuçi ka përgjegjësitë e veta. Nuk është vetëm ai faktori. Është gjendja aktuale e skuadrës. Skocia na dha mësim edhe me 8 mungesa, me skuadrën e dytë. Duhet ta kuptojmë. Se çfarë do bëhet është detyra e të tjerëve.

Ta harrojmë skuadrën që kemi pasur. Mavraj është një pikiatë. Ka të gjitha ndeshjet e fundit që gabon. Kjo ishte humbje me trup dhe vjen nga performanca jo e mirë e tij. Situata është alarmanta, nuk shikoj zëvendësues.

Trajneri i mban në kurriz këto katastrofa. Ai duhet të marrë kazmën e lopatën, sepse anija jonë fut ujë. E mira do jetë që ai do jetë të japë dorëheqjen. E mira është që të fillojë puna me një trajner tjetër për të bërë skuadër. “, u shpreh Starova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"