Starova ngre zërin: Disa lojtarë e lëshuan lojën, nuk jam i kënaqur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2017 | 16:22

Starova ngre zërin: Disa lojtarë e lëshuan lojën, nuk jam i kënaqur

Sulejman Starova nuk është i kënaqur nga Partizani i tij pavarësisht fitores 2-1 përballë Flamurtarit. Në prononcimin për “Gol pas goli” në përfundim të takimit, trajneri i të kuqve theksoi se ekipi vuajti pas avantazhit të dyfishtë për shkak se disa lojtarë nuk ishin të angazhuar siç duhej gjatë gjithë lojës.

Starova

Deklaratat e Starovës:

Mazrekaj

“Mazrekaj nuk është ende në njëqind për qind të formës, por është një lojtar me cilësi. Sot e udhëhoqi skuadrën. Avantazhi nuk na dha zemër, por ndikoi për keq, pasi rrezikuam. Disa lojtarë nuk shtrënguam dhëmbët, ndaj nuk jam i kënaqur. Lojtarët kujtuan se mbaroi ndeshja dhe toleruan. Nuk më pëlqen kur skuadra nuk luan mirë. Të kalosh 2-0 me Flamurtarin është luks, por nuk shtrënguam dhëmbët për ta kaluar më lirshëm 90-minutëshin. Këtë do ta analizojmë me qetësi”.

Partizan plot fantazi

“E kam thënë edhe më herët që në dimër arritja jonë më e madhe është rikuperimi i Mazrekajt, i cili na jep shumë fantazi dhe cilëpsi në lojë. Kam qenë kundër afrimeve të mëdha në merkaton e janarit. Cetkoviç është një lojtar cilësor, por është e vështirë të futet menjëherë në mekanizmat e skuadrës”.

Zëvendësimet

“Me Bathën jemi shumë më të fortë, pasi kemi më shumë alternativa. Fili dhe Bardhi fatkeqësisht nuk po marrin minutat e duhura. Prandaj aq sa luajnë, duan edhe të tregojnë vlerat e veta”.

Shpërqendrimi

“Nuk jam i kënaqur nga dyshja Malota – Atanda. Në analizën tonë do t’i vëmë pikat mbi ‘i’. Pati një tendencë për t’iu shmangur detyrave. Kjo erdhi edhe nga emocionet. Pozitivitetin që morëm dje nga ndalesa e Skënderbeut sot nuk ditëm ta menaxhonim siç duhet”.

Duro

“Sot kisha Flamurtarin përballë, jo Duron. Më pas do të kemi Skënderbeun dhe Kukësin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"