Starova: Ndaj Pogradecit si ndeshje kontrolli, kam marrë përgjigje negative nga disa lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 11:19

Starova: Ndaj Pogradecit si ndeshje kontrolli, kam marrë përgjigje negative nga disa lojtarë

Për trajnerin e Partizanit, Sulejman Starova, ndeshja e djeshme ka qenë një test për lojtarët që kanë pasur pak hapësira gjatë kampionatit, por edhe një takim kontrolli para sfidës së radhës në kampionat që do të luhet në transfertë ndaj Luftëtarit.

Sula

“Fakti që kishim fituar në Pogradec në ndeshjen e parë, na i bëri gjërat më të lehta në këtë përballje. Në pjesën e dytë kemi zhvilluar një lojë të mirë dhe arritëm të shënonim tre gola që ishin të bukur. Kam aktivizuar lojtarët që nuk kanë luajtur shumë dhe janë ruajtur për takimin e kampionatit titullarët.

Kam marr përgjigje si pozitive, ashtu edhe negative për ata futbollistë që kanë qenë në fushë sot”, tha trajneri, i cili pohoi se takimi në Gjirokastër do të jetë një tjetër gjë.

“Le të themi që kjo e sotmja (dje) ishte një ndeshje kontrolli para sfidës në Gjirokastër. Atje do të jetë tjetër histori, pasi është ndryshe kur luan një ndeshje Kupe dhe ndryshe kur luan në kampionat”, ka thënë trajneri Starova për mediat pas takimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"