Starova: Merita e gjithë ekipit, dha shpirtin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2015 | 15:57

Starova: Merita e gjithë ekipit, dha shpirtin në fushë

starovaNjë fitore që e shijon në maksimum Sulejman Starova.Trajneri i Partizanit pas fitores ndaj Kukësit u shpreh se ky triumf ishte ishte si meritë e të gjithë skuadrës, pasi dha shpirtin në fushë.

“Bëmë një ndeshje të mirë, kaluam në avantazh dhe kishm mundësi të bënim edhe golin e dytë. E menaxhuam mirë ndeshjen. Kundërshtari ishte më i fortë në fushën e vet pasi ishte i pathyeshem dhe kjo të jep kënaqesi që fituam ndaj një kundërshtari të tillë.

Fitorja është e të gjithë skuadrës që dha shpirtin në fushë, ishte kompakte dhe luajti mirë. Përsa i përket rivalëve tanë unë nuk bëj dot hipokritin, pasi ky është momenti kur kthehet koka mbrapa. Do të jetë një ndeshje spektakël dhe është kënaqësi ta shohës. Shpresoj të përfitojmë sa më shumë. Ne do të mendojmë vetëm për ndeshjen e rradhës, ku do të shohim anët pozitive dhe negative të skuadrës. Do ta rishoh sërish ndeshjen ,pasi aty vihen re gjërat që nuk shihen nga stoli”, deklaroi për “Supersport” Starova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"