Starova: Lojtarët po më qajnë në dhomë për gjyqtarin. Fat që ishte i huaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 21:37

Starova: Lojtarët po më qajnë në dhomë për gjyqtarin. Fat që ishte i huaj…

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, i komentoi si gabime njerëzore vendimet e gjyqtarit slloven Matej Jug. Në “Gol pas Goli” ai i interpretoi si të tilla vendimet e tij, pasi kishte dyshime për disa momente gjatë ndeshjes.

Starova ne kembe

Për barazimin ndaj Kukësit

“Unë analizoj ndeshjen dhe fatkeqësisht, ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë, bëmë të gjitha përpjekjet. Nuk mbaj mend sa herë ka ardhur Kukësi në portën tonë por ja që nuk morëm rezultatin. Futbolli nganjëherë të kthehet shumë i hidhur, siç u kthye sot, se meritonim të fitonim ndeshjen, nuk arritëm. Sigurisht që do të vazhdojmë deri në fund siç e kemi thënë, për të marrë pikët tona, objektivi mbetet ai, të shohim çfarë do të bëhet deri në fund duke fituar ndeshjet tona”.

Për situatën me Torasën te zëvendësimi

“Ishte një keqkuptim i Fejzullahit. Tha më kërkoi ndërrim, praktikisht nuk ia kishte kërkuar. Ky ishte keqkuptimi se Torasa ka qenë i dëmtuar gjatë gjithë javës. E pyeta 2-3 herë. Ishte diçka që kaloi”.

Për golin e pësuar në goditje standarte

“Nuk është e drejtë të thuhet që nuk u morën masat. Aq më tepër që forca e Kukësit është ajo. Jemi munduar gjithë javën për këto goditje standarde. Episodi të nderon, ose e ka individi fajin,. Detyrat në këto raste janë të ndara. Ai ishte 1 për 1, sepse lojtarët më të fortë në lojën në ajër ishin të mbuluar 1-1. Kur është dita jo, kjo na ndodhi. Siç e thatë, në momentin më të mirë skuadra e pëson këtë lloj goditje”.

Për rivalitetin brenda kampionatit dhe shanset e Partizanit

“I thashë edhe skuadrës që diferencën nuk e bëjnë vetëm ndeshjet direkte. Diferenca pati, se ishin dy skuadra të barabarta me pikë, por me diferencë loje mendoj unë që ishte drastike. Sigurisht, pikët e marra më tepër gjatë ecurisë, qoftë prej këtyre aleancave, qoftë për gjëra të tjera, kanë bërë që të jetë kjo lloj diference. E kemi shkurtuar me gjëra të tjera. Ekipi po ecën në mënyrë fantastike, sigurisht që do të vazhdojmë dhe në fund të kampionatit do të flasim se kush kanë qenë diferencat”.

Për vështirësitë në lojën sulmuese

“Jo për tu justifikuar, por gjendja e skuadrës përpara kishte probleme, lojtarët kishin probleme. Torasa i dëmtuar, Ekuban me serum, Mazrekaj dihet.. por edhe lojtarë të tjerë me probleme, për fatin e keq. Plus edhe ndryshimi i modulit. Mund të bënim shumë më tepër… pak më tepër në fakt se çfarë të bënim më shumë. Rastet i krijuam. Sigurisht që unë sot jam i kënaqur me skuadrën, e përsëris. Nuk jam absolutisht i kënaqur me rezultatin por futbolli kështu është”.

Për gjykimin e Jug

“Ato problemet që kemi pasur me gjykimet, më duket se ky gjyqtar ka gabuar në mënyrë njerëzorë. Mendoj, sepse po më qajnë lojtarët te dhoma. Vila më thotë është penallti, Ekuban më thotë si ka mundësi që ky gjyqtar të mos japë faull e karton të kuq për kundërshtarin  e fundit. Fati i keq i yni, donim arbitër europian dhe e morëm. Kjo të paktën…  jemi të sinqertë që themi ka qenë gabim njerëzor.

Rasti i Vilës, pa e paragjykuar, apo Ekuban. E përgatitëm skuadrën se ky gjyqtar nxjerr si karamele të verdhat. Punuam aq shumë… sa nuk duhet të punosh kaq shumë. Dhe vuajtëm, morëm më shumë kartonë se sa duhet duke qenë të paralajmëruar.

Te Vila nuk pashë faull. Aty ku e shoh unë… njeriu më i keq që e sheh ndeshjen në stadium është trajneri. E thashë që në fillim që është gabim njerëzor, as nuk e vë në diskutim. Por më mirë kështu sesa me dyshime”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"