Starova kritik ndaj Panuçit: Provokohet dhe bëhet i padëgjueshëm, kjo ndeshje hyn te lojërat e dobëta

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 8, 2018 | 0:10

Starova kritik ndaj Panuçit: Provokohet dhe bëhet i padëgjueshëm, kjo ndeshje hyn te lojërat e dobëta

Ish-trajneri i Feronikelit, Sulejman Starova, i cili u shkarkua së fundmi nga skuadra kosovare, ishte i ftuar në emisionin “Kuq e Zi” në Radio Televizionin Shqiptar. Në përfundim të ndeshjes, Starova bëri edhe analizën e kuqëzinje, ku foli me nota pesimizmi.

bandicam 2018-09-07 22-47-43-745

“Morëm një fitore me vuajtje por shumë të rëndësishme. Veçanërisht për meritë të Strakoshës. Nuk është mirë kur fitorja është për mërit të Strakoshës. Pikët më shumë janë të vlefshme për Panuçin. Dua të kritikoj lojën. Kundërshtari u reshtua 4-4-2 kurse ne 4-3-3. Të dy sulmuesi tonë kanë qenë shumë të vetmuar. Loja e Hykës dhe Gavazajt kishte një hapësirë të madhe. Strakosha ishte heroi. Xhaka inekzisten.

Memushaj bëri të pamundurën për t’iu afruar sulmuesit. Nuk më pëlqeu entuziazmi në pjesën e parë. Skuadra ishte e frikësuar. Ndoshta mund ta ketë përcjellë trajneri këtë gjë. Kjo ndeshje hyn te lojërat e dobëta. Me këtë nivel nuk kam besim. Duhet të risim cilësinë në sulm. Panuçi është më i qetë, duhet të përveshi mëngët të rregullojë shumë gjëra. Jam i bindur që Ansi do luante shkëlqyeshëm, por Binaku ishte një lojtar taktik shumë i mirë, duhet të rregullojë aspektin difensiv. Nuk është se luajtëm më mirë se ato, thjesht bëmë golin.

Panuçi provokohet aq keq sa bëhet i pa dëgjueshëm dhe shikueshëm. U nxeha unë me përgjigjen e atij pas ndeshjes. Tha që Izraeli na vuri në vështirësi, por jo për meritën e tyre, por për gabimet tona. Në të dyja rastet është gabim. Sepse e para e punës, sepse për meritë të kundërshtarit u krijuan 5 raste, deri në minutën e 50-të”, u shpreh Starova.





www.minuta90.com