Starova kalon Prognin “pykë”, ndryshon mendim për La Kameran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 20:46

Starova kalon Prognin “pykë”, ndryshon mendim për La Kameran

Ndërprerja e kampionatit i ka ardhur në ndihmë trajnerit Starova që të injektojë idetë e tij te Partizani, por edhe të përzgjedhë një njëmbëdhjetëshe të denjë për t’u përfaqësuar sa më mirë në transfertën e Laçit. Me ardhjen e “Bobit” pritet që të ndryshojë edhe rreshtimi i ekipit në fushë, ku disa lojtarë kthehen në rolet natyrale, por është i detyruar që të vijojë me ndonjë eksperiment, kryesisht në majë të sulmit.

Progni

Me Çanin të dëmtuar dhe Sukajn jo në kondicionin maksimal, Starova gjatë këtyre ditëve ka provuar disa alternativa për lojtarin që do të jetë pika referuese në sulm. Testet e përdoruara gjatë këtyre ditëve kanë dhënë si rezultat që Gerhard Progni është lojtari më i përshtatshëm që të bëjë rolin e pykës në ndeshjen me Laçin.

partizani formacioni

Spostimi i Prognit në majë të sulmit ka bërë që trajneri të ndryshojë mendim edhe për Xhovani La Kameran, i cili pritet të ketë një rol ndryshe nga sa ka bërë më parë. Me Starovën, La Kamera pritet që të ketë detyra defensive, ku pritet që të mbushë hapë- sirën që la largimi i Ylber Ramadanit. Trajneri Iuliano e kishte vendosur më përpara mesfushorin me eksperiencë, por Starova ka bindjen se La Kamera mund të jetë efikas si “diga” para katërshes së mbrojtjes, ndërsa Batha e Vila do të merren me “përkëdheljen” e topit. Me Prognin pikë referuese në sulm, Jasiar Asani kthehet në rolin e tij si sulmues i krahut të djathtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"