Starova i del kundër Dajës: Nuk gaboi vetëm 1 lojtar te goli i parë, Bregut s’po i luhej…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 23:01

Starova i del kundër Dajës: Nuk gaboi vetëm 1 lojtar te goli i parë, Bregut s’po i luhej…

Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, bëri një analizë të shkurtër të kryendeshjes Flamurtari-Skënderbeut, e cila nuk është se prodhoi shumë spektakël ashtu siç priteshe, gjithsesi ishin korçarët ata që festuan në fund. Në analizën e bërë, Starova tregoi se Flamurtari bëri një lojë të dobët dhe e kishte të pamundur të dilte në sulm.

bandicam 2018-09-17 22-55-48-807

“Loja ishte e varfër. Në minutën e 25-të loja prodhoi vetëm 2 korne në favor të Vlorës dhe 2 të Korçës. Në minutën e 40-të shtohen edhe 2 korne të tjera. Më i justifikuar është Skënderbeut, i eliminoi të gjithë kundërshtarët. Në golin e parë, faj nuk ka një person por gjithë skuadra e Dajës. Gabim total i gjithë skuadrës, mesa duket nuk e ka punuar në stërvitje. E gjithë skuadra lëviz mbrapsht. Nuk vodhi gjë Skënderbeu. Po mbrohej mirë dhe ishte më mirë në zotërimin e topit. Kishte shumë më tepër bashkëveprim nëpërmjet Krasniqit, Bregut dhe Gripshi. Te Flamurtari, Torasa dhe Musta ishin të izoluar.

Skënderbeu dinte të mbulonte dhe të vinte në sulmë. Skuadra nuk kishte si të dilte në sulm. Skënderbeu luan si skuadër, se boshtin e ka. Ata 5-6 titullarët janë akoma. E krahasova Flamurtarin me Flamurtarin e vjetshëm kur ishit në vështirësi. Nuk më erdhi mirë që gjithë kjo atmosferë të përfundonte në këtë mënyrë.

Ishte super ndeshje në fillim, por nuk prodhoi spektakël. Për mua super ndeshje ishte Tirana-Luftëtari. Nga java e 8-të mund të themi që skuadrat kanë dhënë maksimumin. Të gjithë trajnerët janë të rinj dhe duan kohë. Komplimente Skënderbeut dhe trajnerit që fitoi një supersfidë dhe 3 pikë të arta. Bregu mu duk sikur nuk dëshironte të luante kundër Vlorës. Mu duk si pa qejf. Ishte e kuptueshme që atij s’po i luhej. Ilir Daja duhet të shikojë vendosjen e mbrojtjes, ishte horror.  ”, u shpreh Starova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"