Starova: E dija që Skënderbeu do rrëshqiste, kur kërcenin ‘napolonin’ mbi tavolina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 23:52

Starova: E dija që Skënderbeu do rrëshqiste, kur kërcenin ‘napolonin’ mbi tavolina

Sulejman Starova është i mendimit se e priste një paraqitje të tillë të Skënderbeut ditën e sotme ndaj Laçit, pas videos ku ekipi korçar festonte mbi tavolina për fitoren ndaj Partizanit. I ftuar në “Rubrika Sportive”, Bobi deklaron:

starova

“Partizani pati një rënie pjesën e dytë, si pasojë e euforisë. Prisja që Kastrioti të luante, sepse gjithmonë sulmojnë, duke parë që nuk e kanë problem të munden. Ishin të bindur që Skënderbeu nuk fitonte me Laçin. Ata kërcenin napolonin sipër tavolinave, dhe e dija se kjo ishte shenjë e keqe. Puna e kampionatit është të mbash veten kur ke disfata, të mos kesh eufori.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"