Starova bërtet nga pankina, Martini mërzit mesfushorin. Ja pikantet e Teuta-Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 22:05

Starova bërtet nga pankina, Martini mërzit mesfushorin. Ja pikantet e Teuta-Apolonia

“Panorama Sport” ju sjell disa pikante nga takimi i luajtur në Durrës, mes Teutës dhe Apolonisë.bregu

* Mesfushori brazilian, Iran Gonçalves, u preferua si titullar nga trajneri Edi Martini në ndeshjen ndaj Apolonisë, por qëndroi vetëm 38 minuta në lojë dhe u zëvendësua me Asion Dajën. Pasi doli nga fusha, Gonçalves u pa shumë i mërzitur, madje duke vendosur fanellën në kokë.

* Për rreth 20 minuta në fundin e lojës ishin në fushë si kundërshtarë sulmuesi i Teutës, Blerim Krasniqi, si dhe ai i Apolonisë, Jeton Krasniqi. Një sfidë e veçantë për dy vëllezërit, të cilët kishin vendosur një “bast” para ndeshjes për fitoren. Kësisoj, triumfoi vëllai i madh, Blerimi, i cili nëpërmjet gazetës i kishte bërë një mesazh Jetonit: “Humbisni në fushë dhe më pas shikoni… detin”.

* Pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj L.Vilës nga mbrojtësi Diop lojtarët e Teutës afrohen tek arbitri: “Po boll e fale mo, jepi karton tani”.

* Në minutat e fundit Starova thërret nga pankina: “Dubloje Todorovsk, dubloje, se edhe pak ka mbetur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"